Sport

Bayerni siguron Upamecanon

Bayerni Muencheni ka bërë një lëvizje të rëndësishme për të ardhmen. Klubi gjerman, që të enjten fitoi Botërorin e klubeve, ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Dayot Upamecano.

Kalimin e francezit 22-vjeçar nga RB Leipzigu te Bayerni e ka vlerësuar punë të kryer sajti i njohur gjerman, Kicker, të premten mbrëma.

Lëvizja do të realizohet gjatë verës.

Upamecano 22-vjeçar ka tri paraqitje për Francën. Ai te RB Leipzigu është prej vitit 2017. Më herët ka luajtur për Red Bull Salzburgun.

Upamecano ka klauzolë lirimi te Leipzigu prej 43 milionë eurosh.

Chelsea ishte shumë i interesuar për mbrojtësin e fuqishëm të qendrës, ndërsa interesim kishte shprehur edhe Liverpooli. Por përgjegjësit te Bayerni kanë reaguar shpejtë, duke siguruar shërbimet e Upamecanos, që do të jetë zëvendësim për David Alaban.

Sipas Kicker, Bayerni planifikon për mbrojtje Niklas Suelen, Lucas Hernandezin, Tanguy Nianzoun dhe Upamecanon.