Sport

Bayerni synon Salahun

Descriptive Text

Shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah në fund të këtij edicioni.

Në një intervistë, Rummenigge ka pranuar se Salah është një lojtar fantastik, i cili do të përshtatej shumë mirë tek ekipi gjerman.

Sipas tij, sukseset e Salahut mund të krahasohen me ato të Lionel Messit te Barcelona dhe Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

“Për momentin nuk kemi planifikuar asgjë, por do të ishte nderë i madh nëse Salah do të ishte pjesë e ekipit tonë. Ai mund të krahasohet me Messin e Ronaldon sa i përket arritjeve në futboll”, ka thënë Rummenigge. Salah 23-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar 21 gola në 32 ndeshje. Ai karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli.