Sport

Xheko kërkon të shkëput kontratën me Romën

Edin Xheko ka vendosur të largohet nga Roma. Të dielën mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi boshnjak, dëshiron të shkëput kontratën me kryeqytetasit.

Xheko ka kontratë me Romën deri në vitin 2022.

34-vjeçari ka pasur probleme me trajnerin Paulo Fonseca, i cili nuk e kishte grumbulluar për disa ndeshje.

Xheko këtë sezon ka luajtur në 21 ndeshje për Romën, duke shënuar tetë gola dhe dy asitime.

Ai është pjesë e skuadrës italiane që nga viti 2016-të kur u transferua nga Manchester City.