Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Sarri refuzon Marseillen

Pas Rafael Benitezit edhe një trajner tjetër ka refuzuar Olympique Marseillen. Bëhet fjalë për italianin Maurizio Sarri, i cili sipas mediumeve italiane është kontaktuar nga drejtuesit e Marseilles për ta zëvendësuar portugezin Andre Villas-Boas, që është shkarkuar ditë më parë.

Mësohet se Sarri ka refuzuar ofertën e ekipit francez pasi ka vendosur që të pushojë deri në fund të këtij edicioni përpara se të marr drejtimin e ndonjë klubi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sarri është i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi. Megjithëse e fitoi titullin e kampionit në Serie A. Pas refuzimit të Sarrit, te Marseille kanë kthyer sytë kah ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.