Sport

Xheko do të largohet nga Roma

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Edin Xhekos te Roma. “Corriere dello Sport” raportoi të enjten se Xheko do të largohet në verë.

Në fakt, sulmuesi boshnjak ishte afër largimit edhe në afatin kalimtar të janarit, pas mospajtimeve me trajnerin Paolo Fonseca.

Bëhet e ditur se Xheko mund të rikthehet në Angli. Në mesin e klubeve të interesuara për 34-vjeçarin është edhe Evertoni. Kontrata me Romën i skadon në verën e vitit 2022.