Sport

Benitezi refuzon Marseillen

Benitezi refuzon Marseillen
 

Rafael Benitez ka refuzuar ofertën e Olympique Marseillet për postin e trajnerit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet franceze.

Bëhet e ditur se pas shkarkimit të Andre Villas-Boasit nga detyra e trajnerit, drejtuesit e Marseilles kanë kontaktuar menjëherë spanjollin Benitez. Mirëpo, trajneri spanjoll që është i papunë pas largimit nga Kina para disa javëve, ka vendosur që të pushojë deri në fund të këtij sezoni përpara se të marrë drejtimin e ndonjë ekipi.