Sport

Roma arkëton tri pikë për pozitën e tretë në Serie A

Roma e ka mposhtur Hellas Veronën me rezultat 3:1 në ndeshjen e javës së 20-të të Series A dhe ka kaluar në pozitën e tretë në renditje.

Romakët kaluan në epërsi në minutën e 21-të me golin e Gianluca Mancinit.

Pas një minute, Henrikh Mkhitaryan shënoi për 2:0.

Borja Mayoral realizoi golin e tretë për Romën në minutën e 30-të, e që ishte goli i fundit për vendasit në këtë përballje.

Në pjesën e dytë, Hellas Verona ia doli që të ngushtojë epërsinë në 3:1.

Realizator ishte Ebrima Colley në minutën e 62-të. Ky ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje.

Me 40 pikë, Roma është e treta në tabelë. Ndërkaq, Hellas Verona zë vendin e nëntë me 30 pikë.