Danimarka e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në hendboll. Në finalen e jashtëzakonshme të luajtur të dielën mbrëma në Egjipt, Danimarka fitoi 26:24 ndaj Suedisë.
Danimarka e kishte fituar titullin edhe para dy vjetësh, në Botërorin e mbajtur në Danimarkë e Gjermani. Të dielën danezët e fituan edhe titullin e dytë në histori.
Danezët janë në seri të gjatë të fitoreve në Botëror dhe shfaqën më shumë në momentet kur po vendosej ndeshja. 13:13 ishte rezultati i pjesës së parë.
Legjenda e hendbollit, Mikkel Hansen udhëhoqi danezët në finale. Ai realizoi 7 gola. Hampus Wanne shënoi 5 gola për Suedinë.
