Sport

Jorginho me kontratë të re

Mesfushori i Italisë, Jorginho së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me skuadrën e Chelseat, kanë raportuar të premten mediumet angleze. Mësohet se trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të nisin negociatat me Jorginhon për kontratën e re, ndonëse kontrata aktuale i skadon në vitin 2023.

Kështu që, Chelsea tashmë i ka ofruar mesfushorit kontratë të re, deri në vitin 2025 me rritje të dukshme të pagës. Jorginho është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kurse këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 19 ndeshje në të gjitha garat. Para Chelseat, 29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Napoli e Verona.