Andi Seferi do të luajë për Arbërinë e Dobrajës në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Arbëria të enjten mbrëma ka zyrtarizuar Seferin si lojtar të ri.
Ai është 19-vjeçar dhe luan në mesfushë.
“Andi ishte pjesë e Akademisë së Borussia Moenchengladbachut. Ka luajtu tek ekipi Wegberg-Beeck dhe së fundi ishte pjesë e Union Schafhausen. Tek Arbëria ka ardhur në formë huazimi. Seferi ka luajtur edhe te Kosova U-19”, thuhet në njoftimin e Arbërisë.
Union Schafhausen garon në kategorinë e gjashtë të Gjermanisë.