Sport

Lakersi pëson humbjen e parë si mysafir këtë stinor

LA Lakersit i ka mbaruar seria rekorde prej dhjetë fitoreve rresht si mysafir në NBA. Lakersi u mposht të mërkurën mbrëma me rezultatin 107:106 nga Philadelphia 76ers.

Joel Embiid ishte shënuesi më i mirë te Philadelphia me 28 pikë.

“Ne donim të jepnim maksimumin kundër tyre. Donim të shihnim se në çfarë niveli jemi”, ka thënë Tobias Harris i 76ersit i cili i realizoi 24 pikë.

LeBron James me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë në radhët e kampionit në fuqi Lakersit.