Sport

Vrenezi asiston në fitoren minimale të Regensburgut

Descriptive Text

Albion Vrenezi ka vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën e Regensburgut. Në kuadër të xhiros së 18-t në Bundesliga 2 të Gjermanisë, Vrenezi me Regensburgun mposhti Nurnbergun në udhëtim me rezultatin minimal, 1:0.

Vrenezi që është sulmues i krahut të majtë, asistoi për sulmuesin Andreas Nielsen Albers kur kishin mbetur edhe dy minuta lojë e rregullt. Në 18 ndeshje në të gjitha garat, Vrenezi 27-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar po aq asistime. Regensburgu pas 18 ndeshjeve pozicionohet në vendin e 11-t me 23 pikë të mbledhura.