Danimarka pas penalltive ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në hendboll që po zhvillohet në Egjipt.
Danimarka mposhti në çerekfinale nikoqirin Egjiptin. Rezultati përfundimtar pas dy shtesave ishte 35:35. Pas shtatëmetërshave Danimarka fitoi 4:3.
Mikkel Hansen me 10 gola ishte shënuesi më i mirë te Danimarka.