Sport

Fiorentina forcohet me Kokorinin

Sulmuesi rus Aleksandr Kokorin është përforcimi më i ri i ekipit nga Serie A, Fiorentina.

Klubi italian e ka prezantuar të mërkurën 29-vjeçarin, i cili iu bashkua Fiorentinas nga Spartaku i Moskës për 4.5 milionë euro dëmshpërblim.

Kokorin me Fiorentinan ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024.

“Fiorentina konfirmon transferimin e Aleksandr Kokorinit nga Spartaku i Moskës”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Italia.

Kokorin këtë sezon në kampionatin rus ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë në dhjetë paraqitje me Spartakun.

Ai gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Zeniti, Sochi, Dynamo Moska e Anzhi. Kokorin ka edhe 48 ndeshje e 12 gola të shënuar me Rusinë.