Bardhi realizon gol, Levante arrin çerekfinalen e Kupës së Spanjës

Bardhi realizon gol, Levante arrin çerekfinalen e Kupës së Spanjës
Enis Bardhi ka realizuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa Levante ka triumfuar sonte 4:2 në udhëtim ndaj Real Valladolidit në 1/8 e finales së Kupës së Spanjës.
Bardhi realizoi golin e parë të Levantes në minutën e 23-të. Për të ishte vetëm ndeshja e dytë që kur u rikthye nga lëndimi. Ai luajti 55 minuta.
Golat tjerë për Levanten i shënuan Mickael Malsa (45’), Coke (59’) dhe Jose Luis Morales (80’ nga penalltia), ndërsa për Valladolidin shënuan Toni Villa (13’) dhe Shon Weissman (65’).
Bardhi realizon gol në Kupën e Spanjës
Enis Bardhi ka realizuar një gol për Levanten sonte në Kupën e Spanjës. Bardhi ka realizuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndërsa Levante po kryeson 3:1 ndaj Real Valladolidit.
Bardhi realizoi golin e parë të Levantes në minutën e 23-të. Për të është ndeshja e dytë që kur u rikthye nga lëndimi. Bardhi është zëvendësuar pas 55 minutave lojë ndaj Valladolidit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sulmuesi Abraham vendos të largohet nga Chelsea

Napoli ka në listë pesë trajnerë

Buffoni nuk përjashton mundësinë që të pensionohet në fund të sezonit

Ronaldo, lojtari i parë që shënoi 20 gola në 12 sezone rresht në ligë

Manchester Unitedi kërkon 25 milionë euro për Pereiran

Gerrardi shihet si zëvendësues i Kloppit nëse gjermani largohet

Ziyechi mund të largohet nga Chelsea

Ferizaj në krizë të thellë, paralajmërohet shuarja e klubit me traditë

Atletes iraniane i jepet statusi i refugjates në Gjermani, synon LO në Tokio

Ibra vazhdon kritikat ndaj LeBron Jamesit

Broja shënon gol, Vitesse në finale të Kupës
