Pierre-Emerick Aubameyang do të mungoj në ndeshjen e së martë në Premier League, ndaj Southamptoni. Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez. Sulmuesi nga Gaboni, do të mungoj për shkaqe familjare në këtë takim. Rreth kësaj mungese nuk ka folur as trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta.
31-vjeçari është një ndër lojtarët kryesor këtë edicion te londinezët duke shënuar tetë gola në të gjitha garat. Vendin e sulmuesit në këtë ndeshej pritet ta zë Alexandre Lacazette.