Sport

Draxleri, dëshira e Arsenalit

Arsenali po vazhdon interesimin për Julian Draxlerin. “Topçinjtë” kanë nisur bisedimet me Paris Saint-Germanin për të shikuar mundësin e transferimit të sulmuesit.

Klubi anglez i ka ofruar PSG-së shërbimet e Matteo Guendouzit, për Draxlerin. Draxler është në vitin e fundit të kontratës me francezët dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

27-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u transferua nga Wolsburgu.