Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Xhekon

Juventusi po planifikon transferimin e sulmuesit të Romës, Edin Xheko.

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se kampioni në fuqi i Italisë, është duke e monitoruar situatën e sulmuesit te Roma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xheko do të largohet nga kryeqytetasit gjatë këtij afati kalimtar pas problemeve me trajnerin Paulo Fonseca.

“Zonja e Vjetër” thuhet se ka ofruar shkëmbimin e Federico Bernardeschit për Xhekon.

Juventusi edhe më herët ka qenë i lidhur me një transferim të sulmuesit boshnjak.

Xheko në ndeshjen e fundit ndaj Spezias nuk ishte ftuar nga trajneri Fonseca.