Sport

Verona pas Ramirezit

Skuadra e Veronas ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Gaston Ramirez, ka njoftuar të hënën sajti italian “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Ramirez ka vendosur të largohet nga Sampdoria pasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Ramirez 30-vjeçar është i gatshëm të transferohet te Verona që po kërkon një sulmues këtë afat kalimtar.

Uruguaiani këtë sezon ka 16 ndeshje dhe dy asistime në Serie A kurse është pjesë e Sampdorias prej vitit 2017. Ramirez ka luajtur dy sezone në Serie A (2010-2012) te Bologna përpara se të largohet drejt Anglisë, ku ka bërë karrierë te Southamptoni, Hull City e Middlesbrough.