Sport

Ibrahimaj shpreson ta fitojë besimin e Challandesit me paraqitje në Rusi

Ylldren Ibrahimaj bëri hap të madh në karrierë duke ndërruar klubin dhe duke shkuar në një ambient krejtësisht të ri. Mund të vlerësohet si ndryshim pozitiv, pasi elita e futbollit të Rusisë konsiderohet shumë më e fortë se ajo e Norvegjisë.

Javë më parë Ibrahimaj, 25-vjeçar, u zyrtarizua te skuadra e Uralit me kontratë të vlefshme për tri vjet e gjysmë. Ai e la Vikingun, klubin norvegjez te i cili bëri emër.