Milani ka refuzuar ofertën e Evertonit për të huazuar sulmuesin Rafael Leaon. Të dielën mediat italiane kanë raportuar se klubi anglez ka dërguar një ofertë për sulmuesin portugez.
Evertoni e ka kërkuar sulmuesin në formë huazimi me të drejt blerjeje për 30 milionë euro. 21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion te “Rossonerët” ku në 20 paraqitje ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime. Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.