Barcelona ka shënuar fitoren e katërt rresht në La Liga. Skuadra e madhe ka mposhtur të dielën në udhëtim Elchen me shifrat 2:0.
Me golat e shënuar nga mesfushori Frenkie de Jong (39’) dhe Riqui Puig (89’), katalunasit arritën të dalin me pikë të plota nga kjo përballje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ndeshje mungoi kapiteni Lionel Messi, shkaku i suspendimit.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Barcelona që shënoi edhe golin e parë. Në minutën e 39-të Frenkie de Jong realizoi nga afërsia për 1:0.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme. Vendasit tentuan të barazonin rezultatin me disa mundësi të krijuara por ishte portieri Ter Stegen që ua mohoi golin. Barcelona fitoren e vulosi në minutën e 89-të me Riqui Puig që shënoi me kokë për 2:0.
Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të kampionatit spanjoll. Barça renditet e treta me 37 pikë.