Vëllaznimi i Gjakovës po angazhohet fuqishëm për të mbetur në Superligën e Kosovës në basketboll dhe eventualisht të paraqitet në plejof.
Të dielën Vëllaznimi ka prezantuar dy lojtar të huaj. Bëhet fjalë për amerikanin Deondre Ray, që do të debutoj sot ndaj Bashkimit, si dhe për nigerianin Emmanuel Omogbo. Edhe Omogbo do të debutoj ndaj Bashkimit.
“Omogbo ishte pjesë e disa prej ligave më të forta në Evropë dhe pjesë e reprezentacionit të Nigerisë. Pritet të jetë transferimi më i qëlluar i sezonit te Vëllaznimi”, ka njoftuar klubi gjakovar.