Sport

Dy anëtarë të stafit të Romës rezultojnë pozitivë me koronavirus

Te skuadra e Romës kanë nisur shqetësimet për koronavirus. Të shtunën është raportuar se dy anëtarë të stafit të këtij ekipi kanë dalë pozitiv me COVID-19, ndërsa mediat italiane kanë shkruar se testet mjekësore të Stephan El Shaarawyt janë shtyrë për shkak të koronavirusit.

Ish-sulmuesi i Shanghai Shenhua është dashur t’i kryejë testet mjekësore të shtunën në mëngjes në klinikën “Villa Stuart”, por futbollisti nuk është paraqitur.

Mediat italiane nënvizojnë se sulmuesi ka dalë pozitiv për koronavirus dhe transferimi zyrtar i tij do të shtyhet derisa gjithçka të jetë në rregull me të.