Llapi ka luajtur të premten miqësoren e radhës në Antalya. Llapi u përball me skuadrën Tom Tomsk, që garon në kategorinë e dytë ruse dhe është në pjesën e poshtme të tabelës. Tom Tomsk fitoi 2:0 me golat e shënuar në pjesën e dytë.
Me gjithë humbjen, te Llapi janë ndarë të kënaqur me paraqitjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Skuadra bëri paraqitje të mirë, por megjithatë u mposht me dy gola të pësuar në pjesën e dytë”, ka njoftuar Llapi.
Sipas njoftimit, Llapi ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë dhe ka lëshuar disa raste shënimi.
Në pjesën e dytë trajneri Tahir Batatina ua ka dhënë rastin thuajse të gjithë lojtarëve.