Sport

Bologna interesohet për Arnautoviqin

Descriptive Text

Sulmuesi Marko Arnautoviq është në negociata me Bolognan, ekip që po synon transferimin e tij gjatë këtij muaji, ka njoftuar të premten “Corriere dello Sport”. 31-vjeçari mund të transferohet te Bologna si lojtar i lirë pasi pritet ta shkëpusë kontratën me ekipin nga Kina, Shanghai SIPG që i skadon në fund të vitit të ardhshëm.

Te Bologna e shohin Arnautoviqin si përforcim të duhur për sulmin dhe janë të gatshëm ti ofrojnë kontratë afatgjate. Arnautoviq në verën e vitit 2019 u transferua në Kinë kurse në Evropë, karrierë ka bërë te Ëest Hami, Stoke City, Werder Bremeni, Interi e Twente. Ka edhe 26 gola në 87 ndeshje me Përfaqësuesen e Austrisë.