Sport

Arteta kërkon përforcime

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se është në kërkim të përforcimeve pasi synon që në ekipin e tij ti shtojë edhe disa lojtarë në afatin kalimtar të janarit, kanë raportuar mediat në Angli.

Arteta pranoi se prioritet i Arsenalit ka qenë largimi i disa lojtarëve dhe tani po mendon për përforcime që sipas tij, janë të domosdoshme. Arsenali gjatë këtij muaji shkëputi kontratat me Mesut Oezilin e Sokratisin derisa huazoi Sead Kolashinacin e Ëilliam Saliban. Së fundi, mësohet se Arsenali ka shprehur interesim për huazimin e mesfushorit të Real Madridit, Martin Odegaard që ka kërkuar largimin nga madrilenët për shkak të hapësirës së limituar në këtë edicion.