Leon Dajaku u prezantua me klubin e Union Berlinit të shtunën, ndërsa për gjysmë ore luajti të mërkurën në mbrëmje.
Skuadra e tij e re u mposht në udhëtim nga Leipzigu me rezultatin 1:0.
Dajaku, që është i huazuar nga Bayern Munichu, u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të të ndeshjes, por që nuk arriti ta ndryshojë rezultatin.
Golin e vetëm në ndeshje skuadra e Leipzigut, që është në ndjekje të titullit dhe përcjellësi i parë i Bayernit aktualisht, e realizoi në minutën e 70-të nëpërmjet Emil Forsbergut.