Sport

City nuk do të bëjë transferime në janar

City nuk do të bëjë transferime në janar
 

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka insistuar se ekipi i tij nuk do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Në një intervistë për mediumet angleze, Guardiola ka thënë se deri në fund të këtij edicioni do të mbështetet te futbollistët që i ka në dispozicion. Sipas tij, City nuk ka nevojë të bëjë ndonjë transferim gjatë këtij muaji.

“Nuk do të bëjmë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të dimrit. Do ta mbyllim sezonin me futbollistët që i kam në dispozicion”, është shprehur Guardiola.