Interi vazhdon të insistojë në transferimin e mesfushorit të Atalantës, Papu Gomez.
Mediat në Itali shkruajnë se trajneri Antonio Conte është admirues i argjentinasit, të cilin kërkon ta ketë në skuadër këtë muaj.
Por, për ta transferuar Gomezin, Interi po planifikon shitjen e Eriksenit për të siguruar fonde.
Bëhet e ditur se Gomezi është i informuar nga klubi i Atalantës që do ta largohet në këtë afat kalimtar.
Ai ishte ndër lojtarët kryesor të skuadrës, por do të largohet pas problemeve që kishte me trajnerin Gasperini.