Sport

Zeqiri po punon për të qenë titullar te Brightoni

Zeqiri po punon për të qenë titullar te Brightoni
 

Sulmuesi Andi Zeqiri po punon shumë në stërvitje për të dëshmuar se meriton një vend titullari te Brightoni, ekip që bën gara në Premier League, ka shkruar të martën “The Argus”.

Zeqiri iu bashkua ekipit anglez në tetor nga skuadra zvicerane Lausanne dhe deri më tani i ka luajtur vetëm tri ndeshje me Brightonin, dy në kampionat dhe një në Kupën FA.