Sport

Rashica godet shtyllën por Werderi pëson humbje

Rashica godet shtyllën por Werderi pëson humbje
 

Futbollistit të Kosovës, Milot Rashica i ka munguar fati të martën mbrëma në ndeshjen mes Borussia Moenchengladbachut dhe Werder Bremenit. Ndeshjen e xhiros së 17-të të Bundesligës gjermane e fitoi Moenchengladbachu, që ishte vendas. Rezultati në fund ishte 1:0.

Rashica luajti prej minutës së 74-t, ndërsa në minutën e 87-të qëlloi shtyllën. Ai u lirua në zonë nga një mbrojtës, por gjuajtja i përfundoi në shtyllë e më pas në duart e portierit.