Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica forcohet edhe me një brazilian

Braziliani Jose Denisson Silva Dos Santos është përforcimi më i ri i skuadrës së Drenicës në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra nga Skenderaj ka njoftuar të martën se 23-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit për stinorin pranveror të këtij edicioni në Superligë. Ai luan si qendër sulmues dhe sulmues i krahut, kurse me Drenicën debutoi në miqësoren kundër Gjilanit të luajtur në Durrës, të cilën ekipi nga Skenderaj e humbi me rezultatin 3:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Braziliani, Jose Denisson Silva Dos Santos, është përforcimi i ri i ekipit për stinorin pranveror. Ish-lojtari i skuadrës së njohur Braga në Portugali, tashmë do të bartë fanellën kuq e zi të Drenicës. Denisson Silva, ka qenë anëtar i Braga për shumë vite ndërsa kohëve të fundit është aktivizuar në Braga B. Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe sulmues anësor. Në kampionatin e fundit Jose Denisson ka bërë 42 paraqitje me skuadrën e Bragas”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Denisson është përforcimi i nëntë te Drenica në këtë afat kalimtar.