Bayern Muencheni do ta rikthejë Douglas Costan te Juventusi këtë muaj, shkruan gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.
Braziliani u huazua te Bayerni nga Juventusi në tetor të vitit të kaluar, por nuk ka arritur të sigurojë minutazhë të rregullt nën direktivat e trajnerit Hansi Flick.
Juventusi planifikon që ta huazojë Costan te një klub tjetër në janar. Wolverhamptoni e Manchester Unitedi po interesohen për transferimin e futbollistit brazilian.