Mohamed Salah thotë se e ardhmja e tij është në duart e Liverpoolit. Ylli egjiptian thotë se plani i tij është të qëndrojë për aq kohë sa mundet pjesë e Liverpoolit, ndonëse ka raportime se interesim për të kanë shprehur Barcelona dhe Real Madrid.
28-vjeçari te Liverpooli u transferua në korrik të vitit 2017 nga skuadra e Romës, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina dhe Baseli. Ai këtë edicion në të gjitha garat për Liverpoolin ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.