Sport

Shabani firmos kontratë të re me Wolvesin

Descriptive Text

Mesfushori Meritan Shabani ka firmosur kontratë të re me Wolverhamptonin, që do ta mbajë në ekip deri në verën e vitit 2023. Kontratën e re të Shabanit, e ka konfirmuar edhe ekipi nga Premier League të hënën në uebfaqen zyrtare.

21-vjeçari iu bashkua Wolvesit në verën e vitit 2019 nga Bayerni Munichu kurse këtë edicion ka luajtur me ekipin U23 ku ka shënuar tri gola dhe ka asistuar po aq herë në 11 paraqitje.

“Meritani është një futbollist me portencial të madh. Për momentin është në bankën e rezervistëve të ekipit të parë dhe besoj që ai është lojtar që duhet të shpërblehet për qëndrimin dhe angazhimin e tij”, ka thënë Scott Sellars, drejtori teknik i Wolverhamptonit. “Tani është një periudhë e rëndësishme për të pas kthimit nga lëndimi. Ai ka shansin të luajë me ekipin U23, si dhe të stërvitet e të jetë në bankinë me ekipin e parë. Kështu që, do të ketë shumë mundësi që Meritani të vazhdoj të zhvillohet si lojtar”.