Skuadra elitare e Spanjës, Real Sociedad dëshiron t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj.
Siç bën të ditur “mundodeportivo”, futbollisti i përfaqësueses së Belgjikës me Sociedadin ka kontratë deri në verën e vitit 2022, ndërsa në klub shpresojnë ta bindin të qëndrojë edhe më gjatë. Ai kësaj skuadre iu bashkua në korrik të vitit 2017 nga Manchester United.
Januzaj është bërë lojtar kyç te skuadra spanjolle duke e ndihmuar me dy gola dhe një asistim në dhjetë paraqitje në La Liga të Spanjës.