Sport

Inter fiton derbin ndaj Juventusit

Interi ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 18-të ndaj Juventusit duke e mposhtur të dielën mbrëma me rezultatin 2:0.

Zikalëtrit nuk dinin për fitore në shtëpi ndaj Juventusit, që nga viti 2016-të. Ndeshje e veçantë ishte edhe për trajnerin e Interit, Antonio Conte, që mposhti ish-skuadrën e tij. Ndeshja nisi me tempo të lart nga të dyja ekipet por që vendasit shënuan golin.

Në minutën e 12-të Arturo Vidal, ndëshkoi ish-skuadrën e tij për t’i dhënë Interit, epërsinë prej 1:0. Në pjesën e parë shanse të mira shënimi kishin të dyja ekipet por rrjetat nuk u tunden. Në pjesën e dytë Juventusi, mori iniciativën por golin e shënuan vendasit.

Në minutën e 52-të pas asistimit të Bastonit, më së miri u gjend në zonë Nicolo Barella, që shtoi epërsinë në 2:0. Deri në fund Juventusi, tentoi të rikthehej duke krijuar disa raste shënimi por pa sukses.