Peja ka fituar derbin e vjetër ndaj Sigal Prishtinës duke e mposhtur me rezultatin 101:74 në palestrën “Karagaçi”.
Derbi i xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll nisi më mirë për prishtinasit që fal efikasiteti arritën ta mbyllin çerekun e parë në favor të tyre 24:22. Edhe periudha e dytë ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që shënonin nga secila pozitë. Mirëpo kryeqytetasit në pushim shkuan me epërsi prej tri pikëve dallim 50:47. Çereku i tretë u dominua nga pejanët që krijuan edhe epërsi dyshifrore.
Të udhëhequr nga Dardan Berisha dhe Dion Dixon, “verdhezinjtë” hyn në periudhë ne fundit me epërsi prej gjashtë pikëve dallim 69:63. Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në periudhë e fundit. Me pikët e shënuara nga Dixon e Berisha, pejanët kishin epërsi prej 20 pikëve 94:74. Deri në fund vendasit shtuan epërsinë prej 27 pikëve 101:74. Lojtari më i dalluar te Peja, ishte Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë kërcime, i ndihmuar edhe nga Dior Dixon që shtoi 28 pikë. Te Prishtina më i dalluari ishte Daniel Lekndreaj 17 pikë.