Sport

Rahoveci vazhdon me fitore në Superligë

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 72:67,në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi nisi baraspeshuar, megjithatë me kalimin e minutave, vendasit për një nuancë ishin më të mirë dhe çereku i parë përfundoi 19:16 për Rahovecin. Por, skuadra kuqezi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe arriti të kalojë në epërsi, derisa pjesa e parë u mbyll 41:40 në favor të ekipit gjakovar.

Në periudhën e tretë, vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 21:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:55.

Vëllaznimi sërish u kthye fuqishëm në çerekun e fundit dhe një minutë para fundit kaloi në epërsi 65:66. Por, në momentet e fundit Rahoveci u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 72:67.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 22 pikë e katër kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Christopher Hortman me 17 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci është lider në Superligë me 25 pikë, ka 11 fitore e 3 humbje.