Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strootmani i bashkohet Genoas

Genoa e ka zyrtarizuar transferimin në formë huazimi të Kevin Strotmanit nga skuadra e Olympique Marseille deri në fund të sezonit.

Holandezi ka luajtur në Serie A më parë për Romën, ndërsa në vitin 2018 u transferua në Francë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shkoi në Itali të martën në mbrëmje. Një ditë më pas i kreu testet mjekësore dhe e nënshkroi kontratën gjashtë mujore të enjten.

Klubi nëpërmjet një komunikate ka nënvizuar po ashtu se Strootman e ka përfunduar stërvitjen e parë me shokët e rinj të skuadrës së Genoas.