Sport

Upamecano mbetet te Leipzigu

Upamecano mbetet te Leipzigu
 

Qendërmbrojtësi francez Dayot Upamecano nuk do të largohet nga RB Leipzigu gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar të enjten mediumet gjermane.

Mësohet se drejtuesit e klubit kanë marrë vendim për ta mbajtur 22-vjeçarin deri në fund të këtij edicioni, përkundër interesimit të madh nga skuadrat tjera.