Sport

Gomez synon të transferohet te një klub i madh në Itali

Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez nuk ka hequr dorë nga një lëvizje te ndonjë skuadër e madhe në Itali. Por, ai aktualisht nuk po i shqyrton ofertat nga rivalët e drejtpërdrejtë. “Corriere di Bergamo” raporton se lojtari nga Argjentina, i cili ka kaluar gjashtë sezone e gjysmë në Bergamo, është i bindur se do të jetë pjesë e ndonjë klubi që synon trofe në Itali.

Atalanta nuk dëshiron ta lirojë lojtarin të transferohet në ndonjërën prej klubeve që lufton për katër pozitat e para në Serie A. 32-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai me skuadrën e Atalantas ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.