Sport

Harden te Brooklyn Nets

Harden te Brooklyn Nets
Foto: AP
 

James Harden i është bashkuar klubit të NBA-së, Brooklyn Netsit,NB në një marrëveshje shkëmbimi ku janë përfshirë katër klube e disa lojtarë.

Harden i është bashkuar Brooklynit nga Houston Rocketsi, ndërsa në shkëmbim Brooklyni ia ka dhënë Houstonit tri zgjedhjet e saja të raundit të parë të draftit të NBA-së (vitet 2022, 2024 dhe 2026) dhe mundësinë e katër shkëmbimeve të zgjedhjeve të raundit të parit të draftit, si dhe Rodions Kurucsin, raporton ESPN.