Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni olimpik Keller kishte marrë pjesë në trazirat në Kongres në SHBA

Kampioni olimpik në not Klete Keller mund të ketë marrë pjesë në trazirat brenga Kongresit të SHBA-së javën e kaluar, raporton “USA Today”.

Keller është identifikuar bazuar në fotot dhe videot e bëra javën e kaluar, kur protestuesit pro-Donald Trumpit u futën në ndërtesën e Kongresit në tentim për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e SHBA-së.

Në trazirat vdiqën pesë persona, në mesin e tyre edhe një polic.

Keller 38-vjeçar, ka marrë pjesë në tri edicione të Lojrëave Olimpike, dhe ka fituar në total pesë medalje olimpike, përfshirë të arta me stafetën e SHBA-së në Athinë 2004 dhe Pekin 2008.

Keller deri të martën ishte i regjistruar si agjent i patundshmërive në kompaninë “Hoff&Leigh” në Colorado. Mirëpo, kompania njoftoi se Keller ka dhënë dorëheqje.

Derisa firma nuk e ka konfirmuar se Keller mori pjesë në trazira, ajo ka thënë: “Hoff & Leigh përkrah lirinë e shprehjes dhe protestën e ligjshme, por nuk përkrah veprime që shkelin rendin”.

Edhe Një polic, viktima e pestë e protestës së dhunshme në Kongres Botë Një polic, viktima e pestë e protestës së dhunshme në Kongres

Uebfaqja S]ims]am, e para raportoi se Keller mund të ketë qenë në mesin e turmës, duke u bazuar në deklarimete dhjetra personave, që kanë shikuar xhirimet dhe fotot e ngjarjes. Ish-kolegë dhe trajnerë e kishin identifikuar Kellerin.

Vet Federata e Notit e SHBA-së ka thënë se nuk është në dijeni nëse Keller ka marrë pjesë. Autoritetet amerikane kanë thënë se do të ngrihen qindra padi ndaj personave që u futën në ndërtesën e Kongresit.