Sport

Bartësja e parë, e tretë dhe e katërt – e hëna mund të jetë dita e medaljeve

Mastersi është garë që mbledh xhudistët më të mirë nëpër të gjitha kategoritë. Këtë herë mbahet në fillim të vitit, prej të hënës e deri të mërkurën. Të hënën garohet në pesë kategori, tri prej tyre të xhudisteve.

Dhe në të gjitha këto kategori Kosova ka nga një adut për medalje. Distria Krasniqi synon medalje në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.