Sport

Fetahaj largohet nga Ballkani

Liridon Fetahaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit. Fetahaj, largimin nga skuadra suharekase e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e FC Ballkanit. Falënderoj presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin dhe Bali Kabashin për korrektësinë e tyre. Po ashtu falënderoj gjithë stafin menaxhues të klubit. Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat. Falënderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre. Për fund uroj që FC Ballkani të dalë në gara evropiane këtë vit sepse e meriton”, ka shkruar Fetahaj.

Sulmuesi i krahut Fetahaj pati pak hapësira nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi, që javë më parë u zëvendësua nga Bledi Shkëmbi në postin e trajnerit.