Sport

Misioni i Dritës – mbrojtja e titullit

Misioni i Dritës – mbrojtja e titullit

Mision të vështirë e ka vlerësuar trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në futboll. Por, trajneri shkupjan ka besim te futbollistët e tij. Është i bindur se kanë forcë për t’i bërë ballë çdo skuadre në rrugëtimin drejt suksesit të radhës. Nuhiu ka konfirmuar se synim i Dritës është mbrojtja e titullit të kampionit.

Drita stinorin vjeshtor të Superligës e mbylli në vendin e parë, kurse përgatitjet për stinorin pranveror i ka nisur ditë më parë.