Sport

Walkeri te Trepça për të dëshmuar se është ende i denjë për nivelin e lartë evropian

Prishtinë, janar – Fundori amerikan, Erving Walker, mezi po e pret debutimin me fanellën e skuadrës së Trepçës në Superligën e Kosovës në basketboll. Walkeri 30-vjeçar, më 30 dhjetor, është prezantuar te Trepça, kurse në Mitrovicë ka zbarkuar të hënën mbrëma. Ai për KOHËN ka thënë se është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e së enjtes të cilën Trepça e luan në palestrën “Minatori” kundër skuadrës lidere, Rahovecit (15:00), në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së basketbollit kosovar.

Të mërkurën rifillon Superliga e basketbollit pas një pushimi të shkurtër prej një jave për festat e fundvitit.