Sport

Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit

Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit
 

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit, nëse nuk e vazhdon kontratën me klubin kampion të Italisë, shkruan “Tuttosport”.

Kontrata e Dybalas me Juventusin skadon në verën e vitit 2022. Juventusi së shpejti do t’i bëjë ofertë të re Dybalas. Juventusi verën e kaluar i ofroi Dybalas kontratë të re me pagë dhjetë milionë euro në vit, por ai e refuzoi. Juventusi pritet që në ofertën e re ta shtojë edhe një bonus prej dy milionë euro, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar pas Cristiano Ronaldos.